Telegrafi

Konfirmohet interesimi i Juves për Tonellin

Empoli ka konfirmuar se Juventusi kërkon shërbimet e Lorenzo Tonellit.

Në një bisedë për Radio Kiss Kiss Napoli, presidenti i klubit, Fabrizio Corsi, ka zbuluar disa prapavija interesante të transferimeve.

“Tonelli, së bashku me Alessio Romagnolin, janë ndër mbrojtësit më të mirë italianë, menjëherë pas atyre te Juventusi. Ai mund të lë mbresa të mëdha edhe me Bianconerët”.

“Napoli dhe Roma e kanë kërkuar Tonellin në janar, por Juve ka rritur interesimin për të”, ka deklaruar Corsi.

Njëherësh, ai ka thënë se Liverpooli, Napoli dhe Roma janë të interesuar për Piotr Zielinskin. /Telegrafi/