Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, ka konfirmuar se Barcelona ka shprehur interesim për mbrojtësin Saumel Umtiti.
22-vjeçari që së fundmi u ftua për EURO 2016 me Francën, kushton 10 milionë funte.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Umtiti raportohej se është në cakun e Newcastle Unitedit, por Barça ka bërë një hap përpara për qendërmbrojtësin, transmeton Koha.net.
“Barcelona na ka pyetur për Umtitin dhjetë ditë më parë. Por, nuk ka pasur bisedime. Samuel nuk do të largohet nga klubi”, ka thënë Aulas për Eurosport.