Konkursi i Këngës Eurovision është konfirmuar se vitin e ardhshëm do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.
Organizatorët e shfaqjes vendosën se ngjarja nuk mund të mbahej në vendin fitues, Ukrainë, për shkak të luftës së vazhdueshme pas pushtimit të Rusisë.
Mbretëria e Bashkuar doli e dyta këtë vit, kështu që bisedimet veçse kishin filluar me BBC.
The United Kingdom will host #Eurovision 2023! ??????
➡️ Everything you need to know here: https://t.co/qQVS3gierN pic.twitter.com/IpHCA2i4U6
— Eurovision Song Contest (@Eurovision) July 25, 2022
“Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë të BBC që treguan solidaritet me ne”, tha Mykola Chernotytskyi, kreu i transmetuesit publik të Ukrainës, UA:PBC.
Nuk dihet ende se në cilin qytet do të mbahet, por disa prej tyre si Glasgoë, Manchester dhe Bristol kanë shprehur interesim.
Mbretëria e Bashkuar ka një numër vendesh me arena të përshtatshme, akomodim dhe lidhje transporti ndërkombëtar.
Leeds, Liverpool, Neëcastle, Birmingham, Aberdeen, Londër, Brighton, Bristol, Belfast dhe Cardiff gjithashtu mund të jenë në garë ndër të tjera.
Last week President @ZelenskyyUa and I agreed that wherever Eurovision 2023 is held, it must celebrate the country and people of Ukraine.
As we are now hosts, the UK will honour that pledge directly – and put on a fantastic contest on behalf of our Ukrainian friends.
— Boris Johnson (@BorisJohnson) July 25, 2022
Qytetet do të duhet të provojnë se kanë objektet e duhura dhe të kalojnë një proces, i cili do të fillojë këtë javë.
Ukraina do të kualifikohet automatikisht në Finalën e Madhe, siç ndodh zakonisht për fituesin, së bashku me të ashtuquajturën ‘Big Five’, e cila përfshin Mbretërinë e Bashkuar.
UA: PBC do të punojë me BBC-në për të zhvilluar elementë ukrainas të shfaqjes.
Theksojmë që sivjet fitues i Eurovision ishte Kalush Orchestra me “Stefania”. /Telegrafi/