Telegrafi

Konfirmohet edhe nga futbollisti kroat: Ndeshja sot në 14:30

Ashtu siç ju lajmëroi Telegrafi minuta më parë ka ardhur konfirmimi edhe nga tabori i Kroacisë për ndeshjen e ndërprerë.

Ka qenë sulmuesi Andrej Kramaric që ka konfirmuar se ndeshja do të luhet ditën e sotme.

Sulmuesi i Hoffenheim ka postuar një foto në rrjetin social ‘Instagram’, dhe ka lënë një mesazh në të.

“Ai momenti kur teta të zgjon nga gjumi dhe të thotë ke ndeshje në ora 14:30”, ka shkruar Kramaric duke i bashkuar shkrimit edhe disa figura duke qeshur.

Kroaci – Kosovë do të luhet në stadiumin ‘Maksimir’ dhe do të fillojë nga minuta e 21-të. /Telegrafi/