Stipe Miocic dhe Daniel Cormier do të ndeshen sërish në përballjen e më të mirit në kategorinë e peshave të rënda në UFC.
Presidenti i UFC-së, Dana White, ka konfirmuar se dy rivalët e vjetër do të ndeshen më 15 gusht të këtij viti.
Një deklaratë të shkurtër e ka bërë edhe vet, amerikani me origjinë kroate – Miocic, duke shkruar në Twitter: “Ka ardhur koha. Kush është gati?”.
The time has come. Who’s ready!?#SM #AndStil pic.twitter.com/vF8TftZOpq
— Stipe Miocic (@stipemiocic) June 7, 2020
Bisedimet për rimeçin mes tyre janë zhvilluar që nga fillimi i këtij viti dhe tashmë është arritur marrëveshja.
Në duelin e parë mes tyre, Cormier e mori kurorën në kategorinë e rëndë duke triumfuar me nokaut ndaj Miocic që në raundin e parë.
Herën e dytë, edhe pse dukej se meçi po shkonte në favor të Cormier në pjesën më të madhe të përballjes, Stipe arriti të bënte një rikthim sensacional duke triumfuar në raundin e katërt.
Dhe dueli i trilogjisë do ta vendosë më të mirin mes tyre. Veç tjerash, ky rimeç do t’u sjellë edhe përfitime të shumta dy kundërshtarëve. /Telegrafi/