Telegrafi

Konfirmohet dueli i radhës i Anthony Joshuas, përballet me bullgarin Pulev (Video)

Boksieri më i mirë në botë, Anthony Joshua, do të ketë përballjen e ardhshme më 28 tetor.

Duelin e radhës e ka konfirmuar kundërshtari i tij, Kubrat Pulev, i cili është sfiduesi mandatar për Joshuan për titullin IBF.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Anthony Joshuas

Sfida ende nuk është konfirmuar nga ekipi i Joshuas, por promotori Eddie Hearn pritet të dalë me komunikatë gjatë të martës.

Kjo përballje do të zhvillohet në stadiumin e Cardiffit në Uells dhe ky do të jetë dueli i katërt i boksit në këtë lokacion.

Sfida zhvillohet gjashtë muaj pasi Joshua nokautoi Klitschkon në Wembley.

Një rimeç ishte menduar të zhvillohej në nëntor, por ai nuk ndodhi pasi Klitschko vendosi të pensionohej. /Telegrafi/