Telegrafi

Konfirmohet dueli ndërmjet Tyson Furyt dhe Sefer Seferit

Tyson Fury do të rikthehet në rin me datën 9 qershor, ndërsa kundërshtari i tij do të jetë shqiptari që jeton në Zvicër, Sefer Seferi.

Pasi i ka kaluar afro tre vite jashtë ringut, britaniku më 9 qershor do të zhvillojë meçin e shumëpritur në Manchester Arena.

Seferi, i cili zakonisht bën gara në kategorinë e peshave të mesme, ka një rekord prej 23-1.

Humbja e vetme në karrierën e 39-vjeçarit ka qenë nga Manuel Charr, për titullin ndërkombëtar WBA të peshave të rënda, në shtatorin e vitit 2016.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për TYSON FURY

“Asnjëherë nuk kam menduar se do të më jepej rasti të dilja përballë Furyt – idhullit tim”.

Fury është një legjendë e boksit e boksit në shekullin 21″, ka thënë më herët shqiptari në një intervistë për 20 Minuten.

(Foto: Getty Images)

Në ndërkohë, britaniku ka humbur shumë në peshë në përgatitje për rikthimin e tij të madh.

Më herët gjatë këtij muaji, 29-vjeçari ka thënë se do t’i zhvillojë katër ose pesë meçe gjatë këtij viti. /Telegrafi/