Telegrafi

Konfirmohet dita dhe koha e zhvillimit të El Clasicos

El Clasico i parë i sezonit në La Liga mes Barcelonës dhe Real Madridit në Camp Nou është caktuar që të zhvillohet më 28 tetor.

Sfida do të zhvillohet të dielën e datës së lartpërmendur në ora 16:15, që do të thotë se sfida do të transmetohet në gjithë globin në atë që konsiderohet si koha më e përshtatshme për të gjitha vendet.

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, konfirmoi caktimin e datës në Onda Cero.

Fundjava e El Clasicos vjen pas një rrethi të Ligës së Kampionëve që po ashtu do t’i gjejë klubet spanjolle mjaft të angazhuara.

Reali luan ndaj Plzenit më 23 tetor kurse Barcelona e pret Interin të mërkurën e 24 tetorit.

Ky El Clasico pritet të jetë më i zbehtë pas largimit të Cristiano Ronaldos, i cili ishte një prej ikonave të derbit më të madh të planetit. /Telegrafi/