Diagnoza e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi, tashmë është bërë e ditur, mirëpo mbetet të mësohet kohëzgjatja e mungesës së tij.
Argjentinasi iu është nënshtruar testeve mjekësore gjatë ditës së hënë dhe skanimet MRI kanë dhënë detaje për gjurin e tij të lënduar.
Sipas FCInterNews, të dhënat korrespondojnë me pritjet e stafit mjekësor të klubit, me ç’rast është dëmtuar ligamenti i nyjës së gjurit.
Në ditët në vijim do të njoftohet për kohëzgjatjen e mungesës së kapitenit zikaltër.
Në ndërkohë, gjasat janë shumë të vogla që ai të luajë kundër Romës të shtunën. /Telegrafi/