Ndeshja ndërmjet skuadrës së Trepçës dhe Sigal Prishtinës do të zhvillohet në “Minatori” të Mitrovicës pas një pritjeje prej gati katër vjetësh për rinovimin e kësaj palestre.
Federata e Basketbollit e Kosovës, të enjten ka njoftuar se kjo ndeshje do të zhvillohet të shtunën, në orën 19:00 dhe i takon xhiros së 23-të të Superligës në basketboll, shkruan sot Koha Ditore.
Trepça është e katërta në tabelë me 29 pikë, dy më pak se Sigal Prishtina që zë vendin e dytë dhe ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Të shtunën luhet edhe një ndeshje tjetër e “nxehtë” në Pejë ku ekipi vendas pret Bashkimin. Peja është lidere me 37 pikë, gjashtë më shumë se Bashkimi që renditet i treti me një ndeshje më pak të luajtur. Kjo ndeshje nis prej orës 19:30.
Ndeshja ndërmjet Vëllaznimit e Kerasan Prishtinës luhet të dielën (19:30), kurse Golden Eagle Ylli pushon.