Gjykata e lartë egjiptiane konfirmoi dënimin me burgim të përjetshëm për ish-presidentin e Egjiptit, Mohamed Morsi, në kuadër të një procesi për spiunazh në favor të Katarit.
“Vendimi i Gjykatës së Kasacionit, që është përfundimtar, konfirmoi një dënim me burgim të përjetshëm (25 vite në Egjipt) i lëshuar më 2016 kundër Morsit për drejtimin e një organizate të jashtëligjshme”, deklaroi për median, avokati i tij, Abdel Moneim Abdel Maqsud.
Autoritetet egjiptiane e klasifikuan “grup terrorist” organizatën fetare të Vëllazërisë Myslimane të Morsit.