Telegrafi

Konfirmohet deklarata e Ancelottit për momentin që Benzema nuk u lejua nga sigurimi të futej në stadium

Karim Benzema ndoshta është ende duke i përndjekur ëndrrat e tifozëve dhe lojtarëve të Chelseat, por gjërat mund të kishin qenë shumë ndryshe në Londrën Perëndimore javën e kaluar nëse lojtari nuk do të ishte lejuar të hynte në stadium.

Tingëllon absurde, por sulmuesi francez u ndalua jashtë pasi nuk po mbante akreditimin e duhur kur u largua nga autobusi i ekipit përpara ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Los Blancos” morën një epërsi komanduese në ndeshjen çerekfinale me një fitore 3-1 në të cilën Benzema shënoi një hat-trick, i dyti i tij në ndeshjet radhazi të Ligës së Kampionëve, dhe është e drejtë të thuhet se skuadra spanjolle nuk është e njëjtë pa hajmali. Ishte po aq mirë për skuadrën e Carlo Ancelottit që, pas disa kërkimeve të furishme, ai mundi të gjente dokumentin e tij dhe të hynte në Stamford Bridge.

Lexo po ashtu Zbulohet kërkesa e veçantë e Benzemas për bashkëlojtarët e tij pas fitores ndaj Chelsea

Benzema që atëherë ka shpërndarë një video të incidentit në llogarinë e tij në Instagram dhe trajneri i tij madje ka folur për këtë.

“Para ndeshjes, Benzema nuk ishte në gjendje të gjente dokumentin e tij për të hyrë në stadium, kështu që unë i thashë atij ‘të jetë i shpejtë ose nuk mund të luash!’ dhe më pas, për fat, Karim e gjeti atë”, tha Ancelotti për “Amazon Prime”.

Lexo po ashtu Ancelotti flet për të gjitha: Varësia nga Benzema, ndeshja e dytë me Chelsean dhe rikthimi te Real Madridi

“Karim Benzema po përmirësohet çdo ditë, njësoj si një verë e mirë. Ai është më shumë një lider çdo ditë, ai ndihet gjithnjë e më i rëndësishëm në këtë ekip dhe në këtë skuadër. Dhe mendoj se kjo është ajo që bën diferencën.

Ai ka shumë më tepër personalitet, ai e di se është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe ai është një shembull për të gjithë”. /Telegrafi/

@vtblnl

😂 #UCL #Soccer #footballtiktok #CHERMA

♬ Oh No – Kreepa