Site icon Telegrafi

Konfirmohet data e nisjes së Big Brother VIP Albania 3?

Ditë më parë u konfirmua se edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania do të nisë në janar të vitit të ardhshëm.

Ndërsa, tani po përflitet edhe data e saktë e nisjes së tij dhe emri i prezantuesit që pritet ta moderoj.

Sipas Vip Magazine, edicioni i tretë i ‘reality-show’ do të nisë më datë 13 Janar, ditë e shtunë.

Foto: Instagram

Ndërkohë, i njëjti burim bën me dije se këtë vit prezantimi i formatit të njohur i është besuar Ledion Liços.

Përveç kësaj janë përfolur edhe disa emra të personazheve që pritet të bëhen pjesë e edicionit të tretë të BBVA.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

Adelina Tahiri, Ledian Agalliaj, Zamira Kita, Romeo Veshaj dhe Arbër Çepani thuhet se mund të jenë në mesin e konkurrentëve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version