Telegrafi

Konfirmohet data dhe koha ‘el Clasicos’, ndeshjet që Barca dhe Reali do t’i zhvillojnë para derbit

(Fotomontazh: AS)

La Liga e ka konfirmuar datën dhe kohën e fillimit të derbit të madh botëror ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit, të njohur si ‘el Clasico’, për sezonin 2020/2021.

Takimi shumëpritur, i pari i këtij sezoni, mes gjigantëve të futbollit do të zhvillohet në Camp Nou.

Data e zhvillimit të këtij derbi është 24 tetor (e shtunë), ndërsa sfida do të fillojë në orën 16:00.

Shumë lojtarë nga të dy skuadrat janë të angazhuar me përfaqësueset e tyre në ndeshjet ndërkombëtare. Pas kthimit në ekipet respektive, ata do të zhvillojë edhe nga dy ndeshje, para ‘el Clasicos’ së caktuar më 24 tetor.

Real Madrid luan kundër Cadizit në La Liga (17 tetor), para sfidës së parë në Ligën e Kampionëve përballë Shaktar Donetskut (21 tetor).

Barcelona, në anën tjetër, udhëton në Madrid për t’u ndeshur me Getafen (17 tetor), para se të jetë nikoqir i klubit të Myrto Uzunit, Ferencvaros (20 tetor). /Telegrafi/