Telegrafi

Konfirmohet bashkëpunimi i Tunës me Cozman, publikohet një pjesë e videoklipit

Dy artistë të njohur të estradës shqiptare, Tuna dhe Cozmna janë bërë bashkë pas shumë vitesh për të sjell një bashkëpunim të ri.

Dyshja e njohur që përveç bashkëpunimit në muzikë për një kohë të gjatë shijuan edhe një histori dashurie, kanë punuar së bashku në duetin që pritet të publikohet së shpejti.

Këtë e kanë firmuar vetë ata përmes postimimeve në llogaritë e tyre përkatëse në rrjetet sociale ku edhe ndaj një pjesë të shkurtër të videoklipit.

Kënga mban titullin “I huj” ndërsa dyshja paraqiten në skena mjaft të veçanta në videoklipin.

Duke mos dhënë më shumë detaje rreth këtij projekti kjo padyshim ka zgjuar kureshtjen e fansave të tyre.

Kujtojmë që Tuna dhe Cozman shijuan një sukses të madh me hitin “Fenix” që u publiku në vitin 2013.

Dy vite më vonë ata sollën një tjetër duet “Holla” që gjithashtu u prit mirë, por pas kësaj ata ndan rrugët duke shkëputur çdo marrëdhënie me njëri-tjetrin. /Telegrafi/