Mbrëmë (e shtunë), pjesë e emisionit “Shiko kush Luan” ishte edhe reperi Mozzik, i cili është kthyer pas disa vitesh në një program televiziv.
Ky i fundit në njërën prej lojërave, në mesin e disa personazheve të publikuara në ekran, ka zgjedhur se me kë do bënte një bashkëpunim.
Meqenëse loja është me fotografi dhe për t’u përgjigjur duhet të qëllohet me pistoletë me ngjyrë ndonjëra nga fotografitë, Mozzik qëlloi Taynën.
Për të ngjallur më shumë dyshime, menaxheri i reperes Tayna, ka publikuar momentin kur Mozzik tha se ky do jetë një super hit.
“Ja ke qëlluar për super hit”, është përgjigja e Rinorit.
Nga ana tjetër, menaxheri i reperes nga Prizreni për Telegrafin e ka konfirmuar bashkëpunimin mes dy artistëve.
“Po do jetë një bashkëpunim mes të dyve dhe pritet të publikohet së shpejti”, ka thënë Rinor Hykolli për Telegrafin.
Të njëjtit janë shumë të pëlqyer nga publiku dhe padyshim se nga ana e tyre do të dalë diçka e bukur.
Ata po ashtu janë shumë të kërkuar edhe në mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/