Telegrafi

Konfirmohet bashkëpunimi i Taynas dhe Ledrit

Duket se skena e hip hopit do të ketë një tjetër mega bashkëpunim në fund të këtij viti.

Është superylli Ledri Vula ai që do të realizojë bashkëpunimin e parë me reperen Tayna që prej shpërthimit të saj.

Që prej se lansoi hitin “Columbiana”, Tayna nuk bëri më bashkëpunime.

Dhe, pas shumë spekulimeve duket se dyshja kanë vendosur të konfirmojnë projektin e ri, ku ata shihen në supermarket në një prej skenave të klipit.

Tayna pa përshkrim ka shpërndarë videon, duke lënë vet fansat të vlerësojnë risinë më të fundit të karrierës.

Ky projekt lansohet në fund të javës së ardhshme dhe bën pjesë në kuadër të festave të fundvitit.

Ndërkaq ky projekt pritet të jetë më i madhi në përmbyllje të këtij viti e i shumëpritur nga publiku. /Telegrafi/