Hip hop ylli Mozzik dhe e dashura e tij, Loredana Zefi, do të vijnë me bashkëpunim.
Dyshja kanë konfirmuar duetin e tyer me postime në rrjetet sociale.
Ata do të vijnë në versionin “Bonnie & Clyde”, duke portretizuar super çiftin në muzikën shqiptare, ashtu sikurse janë Beyonce dhe Jay Z në Amerikë.
Dy yjet ka kohë që janë në lidhje dhe po shijojnë marrëdhënien e tyre edhe në muzikë.
Loredana është një prej emrave më të nxehtë të estradës pas publikimit të këngës “Sonnenbrille” që u bë një prej hiteve.
Ndërkaq, Mozzik edhe pse nuk mbajti koncerte, bëri hit. Ai me “Papa” arriti të pushtojë verën në skenën shqiptare. /Telegrafi/