Telegrafi

Konfirmohen vetëm katër raste të reja me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 1 mijë 476 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 5 qytetarë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,514.

Raste aktive mbeten 105.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 11,513 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 293,693 doza të vaksinës.

Deri më sot 78,298 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/