Telegrafi

Konfirmohen katër ndeshjet në të cilat do të mungojë Ibrahimovic

(Foto: Twitter/Goal)

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka pësuar një lëndim muskulor në kofshën e majtë dhe do të ekzaminohet sërish pas dhjetë ditësh, ashtu që do të mungojë në katër ndeshje të rëndësishme.

Futbollisti veteran u zëvendësua në fitoren e Rossonerëve ndaj Romës, ndërsa raporti mjekësor ka nxjerrë një lëndim muskulor.

Për shkak të lëndimit, 39-vjeçari nuk do të mund të luajë në disa sfida të rëndësishme, si ato në Serie A ndaj Udineses, Hellas Veronas dhe Napolit, si edhe në Ligën e Evropës ndaj ish-klubit të tij, Manchester United.

(Foto: Twitter/brfootball)

Nëse pas 10 ditësh i është qetësuar gjendja, atëherë ai do të ndjekë një program rehabilitimi dhe do të caktohet koha e rikuperimit.


Më poshtë janë ndeshjet në të cilat do të mungojë Ibrahimovic:

3 Mars – Milan vs. Udinese

7 mars – Hellas Verona vs. Milan

11 mars – Manchester United vs. Milan

14 mars – Milan vs. Napoli


/Telegrafi/