Dy persona nga Anglia janë diagnostikuar me coronavirus, dhe aktualisht janë duke u trajtuar në qytetin e Newcastle.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pacientët janë anëtarë të së njëjtës familje, dhe janë të parët të diagnostikuar në Angli, dhe të parët në Britani të Madhe.
Deri më tani, së paku 161 persona janë dyshuar që kanë Coronavirusin në Britani të Madhe, mirëpo asnjëri prej tyre nuk është diagnostikuar.
Anglia është vendi i 23-të, në botë, që ka deklaruar rastet e infeksionit të Coronavirusit.
Të prekurit momentalisht gjenden në spitalin Royal Victoria, në qytetin e Newcastle, në juglindje të Anglisë.
Ky spital është një nga katër spitalet në vend të pajisur për t’u marrë me pacientë infektues si kjo. /Telegrafi/