Janë konfirmuar datat se kur do të luhen të dy El Clasicot për edicionin 2020/21.
La Liga ka bërë të ditur se në takimin e parë, Barcelona do të jetë nikoqir i Real Madridit për sfidën që zhvillohet më 25 tetor në kuadër të javës së shtatë.
Takimi i dytë mes të dyja skuadrave brenda edicionit 2020/21 do të zhvillohet në muajin prill në kuadër të javës së 30-të.
👔⚽ ¡Crea YA tus ligas y equipos para la nueva temporada 20/21!
¡#LaLiga se juega en @FantasyLaLiga!
📲 Descarga ya la app: https://t.co/LsjH5gtQww#LaLigaSantander pic.twitter.com/yqlyt6AwRD
— LALIGA (@LaLiga) August 31, 2020
Si herëve të tjera, edhe ky edicion mund të na sjell më shumë El Clasico, varësisht se ku mund të takohen dy skuadra spanjolle.
Dy përballje mes tyre janë të sigurta, mirëpo Barcelona e Real Madridi mund të takohen në Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës dhe në Ligën e Kampionëve në fazat finale. /Telegrafi/