Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski sot në Ohër do të mbajë fjalim në hapjen e ‘Konferencë rajonale për trupat për mbrojtje juridike tek furnizuesit publikë në vendet e përfshira me procesin e zgjerimit të BE-së’, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ngjarja është në organizim të Komisionit shtetëror për ankesa për furnizime publike të Republikës së Maqedonisë dhe programin ‘Sigma’, e cila implementohet nën patronatin e përbashkët të Organizatës për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik (OECD) dhe Bashkimit Evropian. /Telegrafi/