Këshilli rinor kombëtar i Maqedonisë sot organizon konferencë në të cilën do të transmetohen praktika dhe modele inovative për ngritje të punësimit të të rinjve në Evropë, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
Konferenca është pjesë e aktiviteteve të projektit ‘Me aftësi pune deri në mundësi deri në mundësi për të rinjtë’, i cili është mbështetur nga Ambasada Britanike në Maqedoni.
Në konferencë do të marrin pjesë ambasadori britanik Charles Garrett, përfaqësues të Agjencisë për Punësim, të Forumit rinor evropian dhe këshillave rinore kombëtare nga disa shtete evropiane. /Telegrafi/