Telegrafi

Konferencë për pozitën e Maqedonisë në kushte të krizës së refugjatëve

Në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë sot do të mbahet konferencë me temë “Pozita gjeostrategjike dhe gjeopolitike e Republikës së Maqedonisë në kushte të krizës së migrantëve”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në konferencë është paralajmëruar fjalim nga presidenti Gjorge Ivanov, si dhe pjesëmarrje e përfaqësuesve nga institucionet shtetërore, kori diplomatik, komuniteti akademik dhe nga veprimtaria shkencore dhe profesionale.

Konferenca mbahet në organizim të Qendrës për hulumtime strategjike të ASHAM-it dhe Institutit për hulumtime gjeostrategjike dhe politikë të jashtme pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Këto dy institucione, në kuadër të konferencës, do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim. /Telegrafi/