Telegrafi

Konferencë për Maqedoninë në kornizën energjetike evropiane, siguri dhe punësime

Konferencë me temë ‘Maqedonia në kornizë energjetike evropiane-siguri dhe punësime’ sot do të mbahet në hotelin ‘Continental’ në Shkup në organizim të Qendrës për hulumtim dhe informim për mjedis jetësor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Konferenca është e lidhur me promovimin e dy studimeve nga edicioni ‘Maqedonia në kornizë energjetike evropiane’. Studimet janë nga sfera e qasjes së qymyrit për nevoja energjetike dhe qasjes së vendeve të punës në termocentrale dhe burime ripërtërirëse të energjisë dhe efikasitetit energjetik. /Telegrafi/