Site icon Telegrafi

Konferencë për dialog social dhe marrëveshje kolektive

Përforcimi i dialogut social në nivel lokal dhe nacional, vendosja e infrastrukturës dhe nxitja e marrëveshjeve kolektive, si dhe vendosja e mekanizmit efikas për zgjidhje të qetë të kontesteve të punës, janë tre komponentet kryesore të projektit ‘Avancimi i dialogut social’, për të cilin sot në Shkup do të mbahet konferencë përfundimtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në konferencë duhet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve dhe organizatave partnere, të cilat kanë qenë të kyçura në realizimin e projektit, mes të cilave nga MPPS, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë, Konferenca e sindikatave të lira të Maqedonisë, Unioni i Sindikatave të pavarura dhe autonome dhe Biznes konfederata e Maqedonisë, njofton AIM.

Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian, edhe atë në vlerë prej rreth 1.3 milionë eurosh. /Telegrafi/

Exit mobile version