Telegrafi

Konferencë për buxhetin e parë të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë

Në Kuvendin Republikës së Maqedonisë sot do të mbahet konferenca e përvjetorit të parë i Ministrisë për Financa, me rastin e 2 prillit, dita kur ishte sjellur buxheti i parë i Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tema e konferencës është “Menaxhimi me Financat Publike dhe rritjes ekonomike – të plotësuara ose të ndryshuar”.

Fjalim do të mbajë edhe kryeminstri Zoran Zaev dhe Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ndërsa fjalë faleminderimi do të mbajë Minsitri i Financave, Dragan Tevdovski.

Në panelin e parë do të diskutohet “Ristrukturim të mirë i buxhetit, vendosja e rregullave, rritja e transparencës”, ku folës kryesor do të jetë Linda Van Gelder nga Banka Botërore, ndërsa si panelisti janë paralajmëruar edhe kryeministri Zaev dhe ministri Tevdovski.

Në panelin e dytë të diskutimit “Sfidat e politikave financiare në Maqedoni, dikur dhe sot”, ndërsa panelist do të jetë ish-ministri i financave, akademiku Taki Fiti, Petar Goshev, Nikolla Popovski dhe Trajko Slavevski.

Buxheti i parë i Republikës së Maqedonisë është sjellur më 2 prill të viti 1992. /Telegrafi/