Site icon Telegrafi

Konferencë e Modelit të Maqedonisë të KB-së 2016

Rreth 160 njerëz të rinj nga Maqedonia dhe Kosova në rolin e delegatëve marrin pjesë në Konferencën e pestë kombëtare të Modelit të Maqedonisë në Kombet e Bashkuara që mbahet sot në hapësirat e Universitetit FON, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Drejtori ekzekutiv i TANI Zoran Ilieski thotë se qëllimi bazë i programit Modeli i Maqedonisë në KB është t’i edukojë të rinjtë për ngjarjet shoqërore rrjedhëse dhe diplomacinë e KB-së.

‘Sot 160 të rinj kanë mundësinë të hyjnë në rolin e delegatëve dhe ambasadorëve të shteteve të ndryshme dhe të diskutojnë në tema nga karakteri global si çështje të lidhura me refugjatët, martesat e fëmijëve, punësimet dhe deri te paqja dhe siguria botërore’, potencon Ilieski.

Në konferencë simulohet puna e tetë trupave të ndryshëm të KB-së, mes të cilave, Këshilli i Sigurisë, Këshilli Ekonomik dhe Social, UNICEF, UNDP dhe UNHCR. /Telegrafi/

Exit mobile version