Site icon Telegrafi

Konferenca e parë për turizëm aktiv në Evropë

Konferenca e parë për turizëm aktiv në Evropë „AdventureNEXT Balkans“, do të mbahet prej sot deri të enjten në Ohër, në organizim të Agjencisë për promovim dhe përkrahje të turizimit në Republikën e Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në konferencën treditore e cila do të zhvillohet nën moton „Njohuri. Partneritet. Rritje“, do të marrin pjesë më tepër se 300 përfaqësues të sektorit publik dhe privat nga 12 destinacione të Evropës Juglindore të cilët do të ndërlidhen me 60 operatorë turistik dh 25 gazetarë nga 16 shtete (nga mediumet me renome “The Guardian”, “New York Times” dhe “National Geographic”).

Agjencia për promovimin dhe përkrahjen e turizmit në Maqedoni e organizon këtë konferencë në bashkëpunim me Shoqatën ndërkombëtare për turizëm aktiv (Adventure Travel Trade Association – ATTA) dhe me përkrahje nga Projekti i USAID për zgjerim të bizneseve të vogla./Telegrafi/

Exit mobile version