Site icon Telegrafi

Konferenca më e madhe në Ballkan po vjen!

Njëra nga konferencat më të mëdha në rajonin e Ballakanit po afrohet.

Cyber Security & Privacy (CSP) këtë radhë organizohet nën patronazhin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në bashkëpunim me UBT-në dhe shumë partner të tjerë.

Konferenca do të nderohet nga liderët shtetëror të Republikës së Kosovës, Kryeministri Ramush Haradinaj, Kryeparlametari Kadri Veseli si dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delawie, të cilët do të mirëpriten nga ministri Besim Beqaj, Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi dhe Mentor Hoxhaj udheheqës i CSP-së.

Temat bosht të kësaj Konference do të jenë:
• Siguria Kibernetike në Sigurinë Kombëtare dhe Ligjet në Siguri Kibernetike
• GDPR dhe zgjidhjet e sfidave të sigurisë kibernetike në nivelin botëror
• Kriptovaluta – e ardhmja apo skemë piramidale

Dita e dytë e kësaj Konference, 25 janar do të vazhdon të jetë mjaft interesante ku do të mbahet Incident Respond & GDPR ku janë të ftuar të gjitha ekipet e Cyber Emergency Response Team (CERT) nga Evropa, si dhe Data Protection Authorities nga Kosova dhe regioni.

Lexo po ashtu Përzgjidhen kandidatët për ngjarjen 'The DAY When Hacking is Legal IV'

Hapjen e Konferences do ta bëjë Mentor Hoxhaj si drejtues i CS-së, me pas Rektori i Kolegjit UBT do të mbajë një fjalim hyrës.

Po ashtu, edhe misnitri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të shpalos angazhimet dhe të arrituart e kësaj Ministrie në përkrahje të sigurisë kibernetike. /Telegrafi/

Exit mobile version