Telegrafi

Konferenca më e madhe e Startups në Ballkan mbahet sot

Konferenca PODIM po vjen në Kosovë, më saktësisht në Prishtinë, në ICK, dhe të gjithë do të mund ta ndiqni LIVE në gjirafaVideo.

Sot, me 20 shkurt, konferenca më e madhe dhe më me ndikim në Ballkan, PODIM, dhe Qendra Kosovare e Inovacionit, ICK, organizojnë një para-event në ambientet e ICK-së. 10 kompani fillestare nga Kosova kanë mundësinë t’i fitojnë 2 bileta dhe akomodim falas për konferencën kryesore PODIM që do të mbahet në Maribor të Sllovenisë.

Në këtë event që organizohet nga PODIM në bashkëpunim me ICK dhe që do të transmetohet live nga gjirafaVideo në gjirafavideo.com, do të mund të shihni fjalime nga disa prej ndërmarrësve më të suksesshëm të rajonit, si dhe Q&A për Gjirafën nga Mërgim Cahani.

Konferenca fillon në ora 18:00 dhe do të përfshijë tema të ndryshme si të qenit startup ndërmarrje e investueshme, diskutime nga investitorë dhe sesione të demonstrimit të startup-eve nga ndërmarrësit e rinj, ku do të kenë rastin të vlerësohen nga investitorët e të krijojnë mundësitë për ngritjen e ndërmarrjeve të tyre të reja. Krejt kjo do të jetë drejtpërdrejt (LiveStream) në gjirafavideo.com