Site icon Telegrafi

Konevski me letër deri te Mickoski: Të ketë përgjegjësi në rast humbje në zgjedhje

Ish kryetari i komunës Ivica Konevski, me letër ju drejtuar kryetarit të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski ku kërkoi përgjegjësi në rast humbje në zgjedhjet presidenciale.

Konevski shkruan se Mickoski duhet të përkushtohet ndaj anëtarësisë së OBRM-PDUKM-së dhe se duhet ta bashkosh anëtarësinë, dhe nëse OBRM-PDUKM nuk ka fitore në zgjedhjet presidenciale duhet të merr përgjegjësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai i dëshiron Gordana Siljanovskës sukses në garën për kryetar shteti që njëkohësisht do të jetë test për partinë dhe kryesinë e OBMR-PDUKM-së.

“Nga zemra dëshiroj të fitojmë, po për të ndodhur kjo, është e nevojshme uniteti. Për fat të keq, shumë njerëz me cilësi dhe me përvojë për momentin janë hequr anash nga partia, dhe munden dhe jam i bindshëm se duan t’i ta ndihmojnë OBRM-PDUKM-në”, shkruan Konevski duke përsëritur se përgjegjësi duhet të ketë në rast humbje në zgjedhjet presidenciale.

Ai letrën e tij dërguar Mickoskit rikujtoi se Nikolla Gruevski dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë pas humbjes në zgjedhjet lokale të vitit 2017./Telegrafi/

Exit mobile version