Futbollisti që u nda me Feronikelin, Ben Hamed Kone është bërë më skuadër të re.
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka nënshkruar për skuadrën e njohur zvicerane, Neuchatel Xamax FCS.
Ai sot e ka nënshkruar kontratën si lojtar i këtij klubi.
Për kalimin e tij në Zvicër është përkujdesur menaxheri i njohur, Blerim Sadiku.
Kone në stinorin pranveror ishte pjesë e Feronikelit.
Ai tregoi cilësi të mëdha, sidomos në ndeshjet e para, por nuk arriti ta ndihmojë Feronikelin në qëllimet që kishte.
Lojtari kishte treguar me kohë që do të qëndronte vetëm gjashtë muaj. /Telegrafi/