Një nga lojtarët që është përmirësuar më së shumë nën urdhrat e Stefano Piolit është Geoffrey Kondogbia
Në një intervistë për BeIn Sport, francezi ka folur për zëvendësimin e famshëm ndaj Bolognas ku në krye të zikaltërve ishte Frank de Boer, por edhe për besimin e dhënë nga tekniku italian.
“Zëvendësimi kundër Bolognas në minutën e 27-të ishte një poshtërim i vogël, por fjalët e De Boer mbi të gjitha pas lojës nuk më kanë pëlqyer”.
“Diçka ishte thyer mes nesh, mendoj se ishte një mësim edhe për mua. Mentalisht më kishte lodhur pak”.
“Kur Pioli erdhi më tha se është e pakuptueshme si një lojtar si unë mund të përfundonte në një situatë si kjo. Më ka dhënë besim dhe ia kam shpaguar, do bëhem edhe më i mirë”, ka thënë Kondogbia. /Telegrafi/