Telegrafi

Kondogbia ose Brozovic plus të holla për Krychowiakun

Interi thuhet se janë të përgatitur për të ofruar Geoffrey Kondogbia ose Marcelo Brozovic në këmbim të mesfushorit polak të Paris Saint-Germain, Grzegorz Krychowiak.

Krychowiak ka përfunduar vetëm tre ndeshje për PSG që nga blerja e tij e madhe nga Sevilla në afatin e verës,

Sipas gazetës italiane, Gazzetta dello Sport, është skuadra italiane, Inter që po lidhet me një transferim të mesfushorit në Giuzzepe Meazza.

Lexo po ashtu Interi ofron Kondogbian plus të holla për Verrattin

Gazeta italiane shton se Nerazzurrët do të përfshijë Kondogbian ose Brozovicin plus të holla në marrëveshje, ndërsa edhe paloku thuhet se e preferon një lëvizje, duke parë që po rrinë gjatë tërë kohës në bankë me gjigantët e Ligue 1.

Kondogbia nuk ka luajtur 90 minuta për Interin që nga fundi i gushtit dhe u zëvendësua pas vetëm 28 minutave kundër Bolognas muajin e kaluar, ndërsa Brozovic nuk po mund të gjej rehatinë me trajnerin Frank De Boer. /Telegrafi/

Njëri nga këta dy futbollistë plus disa milionë të holla pritet t’i ofroj Interi