Telegrafi

Kondogbia nuk ndalet, shënon supergolin e radhës me Valencian (Video)

Geoffrey Kondogbia ka rilindur që nga huazimi i tij këtë sezon të skuadra spanjolle, Valencia.

Mesfushori francez ishte i persekutuar sa ishte pjesë e Interit në Serie A, pasi forma e tij asnjëherë nuk arriti kulmin.

Kështu, ai vendosi të largohet në ofertën e tij të parë në drejtim të tij.

Lexo po ashtu Valencia e kënaqur me Kondogbian, do aktivizojë opsionin e blerjes nga Interi

Gjatë verës, u huazua me mundësi blerje te skuadra e madhe, Valencia, ku si duket ka rilindur.

Momenti i ekzekutimit të Kondogbias (Getty Images)

Kjo pasi, forma e tij ka arritur kulmin dhe përkundër pozitës së mesfushorit qendror, francezi po shënon edhe shumë gola, ku shumica po janë supergola.

Një të tillë e ka shkruar edhe sot (e diel), ku Valencia fitoi në udhëtim te Espanyoli me rezultat 2-0.

Lexo po ashtu La Liga zgjedh formacionin më të mirë të transferimeve të verës (Foto)

Kondogbia shënoi golin e epërsisë 1-0, gol ky që erdhi nga distanca në minutën e 67-të të ndeshjes.

Ndryshe, Valencia renditet në pozitën e dytë në tabelë, ndërsa Kondogbia deri më tani ka shënuar tri gola dhe ka dhuruar një asistim. /Telegrafi/