Geoffrey Kondogbia ka rilindur që nga huazimi i tij këtë sezon të skuadra spanjolle, Valencia.
Mesfushori francez ishte i persekutuar sa ishte pjesë e Interit në Serie A, pasi forma e tij asnjëherë nuk arriti kulmin.
Kështu, ai vendosi të largohet në ofertën e tij të parë në drejtim të tij.
Gjatë verës, u huazua me mundësi blerje te skuadra e madhe, Valencia, ku si duket ka rilindur.
Kjo pasi, forma e tij ka arritur kulmin dhe përkundër pozitës së mesfushorit qendror, francezi po shënon edhe shumë gola, ku shumica po janë supergola.
Një të tillë e ka shkruar edhe sot (e diel), ku Valencia fitoi në udhëtim te Espanyoli me rezultat 2-0.
Kondogbia shënoi golin e epërsisë 1-0, gol ky që erdhi nga distanca në minutën e 67-të të ndeshjes.
Ndryshe, Valencia renditet në pozitën e dytë në tabelë, ndërsa Kondogbia deri më tani ka shënuar tri gola dhe ka dhuruar një asistim. /Telegrafi/
Spectacular outside finish from Kondogbia.
We never saw this at Inter
https://t.co/KkeIAMjjjc— Daniele (@EdenDassidy) November 19, 2017