Geoffrey Kondogbia në sezonin e ri nuk do vesh fanellën e Interit.
E themi këtë pasi francezi ka mbërritur në qytetin e Valencias për të përfunduar transferimin te klubi i futbollit po me këtë emër.
Kjo gjë është konfirmuar edhe nga drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio për mikrofonat e Premium Sport para ndeshjes Inter – Fiorentina.
Francezi ishte transferuar te klubi zikaltër nga Monaco në 2015 për 31 milionë euro.
Mesfushori pritet të kalojë huazim me të drejt blerje. /Telegrafi/
#Kondogbia è a Valencia @PremiumSportHD #calciomercatopremium pic.twitter.com/IP8Vxutuxz
— Marco Barzaghi (@MarcoBarzaghi) August 20, 2017