Mesfushori i Interit, Geoffrey Kondogbia, ka thënë se në rast nuk ka minuta te Neroazzurrët do të largohet.
Francezi nuk po arrin të adaptohet me lojën në Serie A dhe kështu nuk po ka minutat te skuadra nga Milano.
“Si një lojtar që dëshiron të luaj, është e natyrshme që nëse situata nuk ndryshon, ne duhet të vlerësojmë gjërat dhe të bëjmë një zgjidhje”, ka thënë Kondogbia.
Ish-mesfushori i Monacos këtë sezon ka luajtur në vetëm katër takime.
Për atë ka shfaqur interesim Liverpoolit, por edhe shumë skuadra evropiane. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=pUXZKZs_cp4