Inter thuhet se kanë vënë Geoffrey Kondogbian në shitje, dhe do të përpiqen të sjellin Luiz Gustavo për të zëvendësuar atë.
Kondogbia iu bashkua Interit nga Monaco për një tarifë prej 31 milionë euro plus bonuset në verën e vitit 2015, por ai ka dështuar në masë të madhe për të kapur pritshmërinë.
23-vjeçari francez ka bërë vetëm nëntë paraqitje deri më tani këtë sezon, dhe calciomercato.com raporton se nerazzurrët janë të etur për të shitur atë në janar, përcjell Telegrafi.
Francezi pati një ofertë në drejtim të tij, por Interi nuk e lejoi të largohet në formë huazimi me të drejtë blerje për rreth 17 milionë euro, pasi dëshiron një ofertë më të mirë për shkak se klubi duhet të qëndrojë brenda parametrave të ‘Fair Play Financiar’.
Objektivi kryesor i zikaltërve është mesfushori i Wolfsburgut, Luiz Gustavo, dhe klubi gjerman kanë thënë të jenë të hapur për idenë e një huazimi me detyrim blerje, duke pasur parasysh se braziliani është jashtë kontratës në qershor të vitit 2018. /Telegrafi/