Geoffrey Kondogbia ka theksuar se ka vendosur që të largohej nga Interi që nga fillimi i para-sezonit, ndërsa ka folur fjalë të mëdha për Luciano Spalletti.
Mesfushori francez ka folur rreth vendimit për tu larguar nga Nerazzurrët dhe për të kaluar te Valencia, për të cilin ka thënë se ishte vendim i mëhershëm.
Kondogbia ka folur gjithashtu edhe për trajnerin italian, Spalletti, për të cilin ka shumë respekt, teksa e cilëson si trajner dhe njeri të madh.
“Vendosa të largohem nga Interi shumë kohë më parë. Doja të largohesha që nga fillimi i para-sezonit. Për shkak të kësaj, fillova të flisja me Valencian”, ka thënë fillimisht Kondogbia për Superdeporte.
“Duhet ta falënderoj z. Luciano Spalletti, i cili, përveç të qenit një trajner i përpiktë, është një person që flet me lojtarët e tij dhe di të dëgjojë”.
“Unë duhet ta falënderoj atë për shtyrjen e lëvizjes sime në Valencia dhe respektin e madh mes nesh”.
“Spalletti është trajner i Interit, ai ka objektiva të rëndësishme për t’u takuar dhe kërkon një skuadër të mirë për t’i arritur ato”, përfundoi mesfushori francez. /Telegrafi/