Telegrafi

Kondogbia drejt rikthimit te Interi, Valencia nuk ka para ta blejë

Raportet në Spanjë thonë se Valencia nuk do arrijë të blejë Geoffrey Kondogbian nga Interi.

Mesfushori u huazua te klubi spanjoll gjatë verës dhe impresioni të gjithë me paraqitjet e tij.

Messi dhe Kondogbia gjatë një aksioni (Foto: GettyImages)

Francezi në 20 ndeshje në La Liga ka kontribuar edhe me tre gola dhe një asistim.

Kondogbia ua huazua me të drejt blerje për 25 milionë euro, por sipas Marca për shkak të problemeve financiare të Los Che vështirë se do të blihet ish-ylli i Monacos.

Nuk duhet harruar se mesfushori u ble nga Interi prej klubit francez në vitin 2015 për 36 milionë euro.

Lexo po ashtu Interi po planifikon transferimin e Lamelas në verë

25-vjeçari në Itali dështoi të tregojë kualitetet e tij, duke humbur kështu edhe ftesën nga Përfaqësuesja e Francës.

Për Kondogbian interesim kishin shfaqur edhe disa skuadra angleze dhe franceze. /Telegrafi/