I ardhur me shumë bujë në Inter, por pa arritur të lë gjurmë.
Geoffrey Kondogbia pritet të largohet nga skuadra zi kaltër gjatë afatit kalimtar të verës.
Trajneri i Interit, Luciano Spalletti nuk e ka në planet e tij dhe këtë ia ka kumtuar futbollistit.
24-vjeçari ka arritur marrëveshje personale me skuadrën e madhe spanjolle Valencia.
Ai pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me klubin nga ‘Mestalla’ ku do të fitojë rreth tre milionë euro pagë vjetore.
Valencia është e gatshme të ofrojë rreth 20 milionë euro te Interi që ‘Neroazzurrët’ ta lënë të lirë futbollistin.
Reprezentuesi francez u kërkua edhe nga Chelsea dhe Olympique Marseille. /Telegrafi/