Telegrafi

Kondicioneri e shpëtoi gruan që provoi të bënte vetëvrasje (Foto)

Një grua nga New Yorku ka kërcyer nga kati i katërt, por është penguar në një kondicioneri ajri që ndodhej dy kate më poshtë.

Me të rënë në pajisjen për ajrosje, e zhveshura identiteti i së cilës nuk u bë publik,  ka dashur të kërcejë sërish, por e ka ndaluar një patrull policie që ka qenë në afërsi, transmeton Telegrafi.

Fillimisht, ata i kanë kërkuar që të mos hidhet, kurse më vonë i kanë shkuar afër dy policë dhe e kanë tërhequr brenda me forcë.

Megjithëse ka rezistuar, ata ia kanë dalë ta futsin gruan brenda, ta veshin dhe ta dërgojnë në mbajtje.

Video ku shihet procesi i shpëtimit të saj, është hequr nga shumë ueb-faqe, sepse konsiderohet se ka përmbajtje të papërshtatshme.

Nuk bëhen të ditura motivet dhe gjendja saj shëndetësore, ndërsa hetimet po vazhdojnë. /Telegrafi/