Telegrafi

Koncerti virtual, Dua Lipa flet e emocionuar pas natës së mbrëmshme

Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka realizuar së fundmi një koncert virtual për fansat e saj.

“2054” u titullua mbrëmja ku ajo performoi live para fansave të saj disa nga hitet e saj më të shumta, në një koncert i cili u transmetua në mbarë botën, te fansat që kishin blerë biletën.

Pas mbarimit të shfaqjes, Dua i ka falënderuar ndjekësit e saj për pjesëmarrjen, duke publikuar në rrjetin social Instagram, disa fotografi nga provat dhe realizimi i këtij koncerti.

“Faleminderit të gjithëve që panë paraqitjen e parë!!! Shpresoj që ju të gjithë ta doni këtë aq shumë sa e kemi dashur ne ta bëjmë këtë për ju. Gjak, djersë, nxirje, por më e rëndësishmja, e gjithë dashuria e botës është vendosur në këtë performancë! Ju dua#STUDIO2054, biletat akoma të disponueshme për tri paraqitjet e ardhshme!!!”, ka shkruar Lipa në Instagram.

Sukseset duket se janë të pandalshme për Duan edhe gjatë pandemisë, pasi këtë javë ajo mori njoftimin se ishte nominuar për gjashtë çmime në atë që njihet si mbrëmja më e madhe muzikore e ndarjes së çmimeve, “Grammy Awards”. /Telegrafi/