Tirana do të mirëpresë më 3 qershor këngëtaren shqiptare, Rita Ora.
Lajmin i pari e dha kryebashkiaku tiranas, Erion Veliaj, i cili konfirmoi ardhjen në kryeqytetin shqiptar të bukuroshes sonë.
Këngëtarja jonë ka reaguar përmes rrjeteve sociale teksa ka pohuar se mezi pret të perfomoj para fansave shqiptar.
“E ngazëllyer për të shkuar në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë gjithnjë në ndryshim për një shfaqje të shkëlqyer më 3 qershor në Sheshin e mahnitshëm “Skënderbej”. Mezi pres për të festuar me të gjithë ju. Tirana Rocks”, ka shkruar Rita.
Ky postim është edhe një reklamë e shkëlqyer për Tiranën në të gjithë botën, duke qenë kartolina më e bukur në këtë prag sezoni turistik.
Kujtojmë se Rita po rikthehet në Shqipëri pas gjashtë vjetësh, ndërsa garanton se do argëtojë me performancë madhështore në Tiranë. /Telegrafi/