Diskoteka e njohur shqiptare “Enjoy”, në bashkëpunim me radion “Big Fm” dhe klubin “Seven” në Shtugart të Gjermanisë, kanë organizuar një koncert privat, në të cilën do të performojë live këngëtarja shqiptare Dua Lipa.
Koncerti do të mbahet të martën me 22 nëntor, ndërsa është titulluar si “koncerti më i vogël në botë”, njofton “albinfo.ch”.
“Ejani dhe përjetoni koncertin më të vogël në botë”, shkruan në faqen e radios “Big Fm”. Por, cila është arsyeja e këtij koncerti, nuk është bërë e ditur.
Edhe faqja e diskotekës “Enjoy”, e cila vetëm një ditë më parë ka njoftuar për këtë koncert, nuk ka dhënë më shumë detaje rreth këtij koncerti duke e shënuar vetëm si “koncert sekret”.