Telegrafi

Koncert në Vjenë të Austrisë me artistë të njohur shqiptarë (Foto)

Në qytetin ku muzika është traditë, do të mbahet një koncert me këngë shqipe më datë 30 shtator.

Në Vjenë të Austrisë, do të mbahet një koncert, në të cilin do të performojnë shumë artistë të njohru shqiptarë, që do të mbahet në Ruckergasse.

Ruckergasse, pallati ku do të mbahet koncerti me muzikë shqiptare

Emrat që do të performojnë në këtë koncert janë: Agim Llapashtica-Gima, Flaka Goranci, Menan Bërveniku, Flamur Ahmeti, Petrit Carkaxhiu dhe Fatlind Dehiri-Paja nga Jericho, Duo Ela- Alfred Bushi, Elizabeta Okonska dhe violinisti Ferdi Fanaj.

Ky koncert është organizuar për të mbështetur përfaqësuesin shqiptar Januz Saliuka, i cili nga radhët e partisë social-demokrate SPÖ kandidon në zgjedhjet nacionale të 15 tetorit për deputet në Parlamentin e Austrisë.

Në 30 shtator me fillim në ora 19:00, të gjithë shqiptarët e Austrisë mund të ndjekin performanca live nga artistët e mësipërm, në mbështetje të shqiptarit Suliuka. /Telegrafi/