Janë publikuar fotografitë që e shfaqin konceptin e makinës së re nga Audi.
Sipas pamjeve, kemi të bëjmë me një veturë që nuk është parë më parë në rrugë, transmeton Telegrafi.
Modeli i paemëruar që është dizajnuar nga Daniel Garcia, thuhet se riparohet vet në rast të përplasjes, si dhe ndryshon ngjyrat në mënyrë automatike.
Nuk bëhet e ditur se nga çfarë materiali do të jetë i punuar ky automobil, që duket sikur ta ketë të njëjtë kapakun dhe xhamin e përparmë.
Pos imazheve që janë publikuar nga vet kompania, nuk është bërë i ditur asnjë detaj tjetër për këtë model të ri. /Telegrafi/